E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Kardashian më në fund pa taka të larta dhe grim

Për herë të parë ylli shtatzënë Kim Kardashian ka hequr dorë nga dukja glamuroze tek sa po dilte në një darkë me disa miq të saj të dielën mbrëma. Me një fytyrë të pastër pa grim dhe flokë të mbledhura, ajo nuk e kishte për qëllim të bënte përshtypje.

Pavarësisht ndryshimit të linjave të saj nga shtatzënia Kim ka insistuar të mbajë stilin e saj të zakonshëm. Por natën e diel ajo u shfaq ndryshe duke i zëvendësuar takat e larta me shapka të rehatshme dhe një fustan të thjeshtë të zi kombinuar me një xhaketë xhins.

Kim, 32 vjeç, është ankuar në lidhje me 'buzët e shtatzënisë' së saj, duke thënë se ato janë fryrë kështu që edhe pa grim ato dukeshin të tilla. Në çastin kur ajo po dilte nga restoranti u ndesh me paparacët , ku ajo u mundua ta fshehë fytyrën me çantën e sajë.

Të hënën në mëngjes ajo ishte rikthyer në dukjen e sajë të zakonshme me një grim të përsosur dhe një seri të reja fotografish./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›