Mitrovice tubim i qete tek Kroi i Vitakut

Arkiv Një tubim i qetë është mbajtur të martën në lagjen Kroi i Vitakut, në veri të Mitrovicës, ku kanë marrë pjesë banorë serbë.
Sipas raportimeve të “REL”, tubimi është zhvilluar në mëngjes dhe ka zgjatur deri në orën 09:00, i qetë dhe pa incidente.
Të premten e kaluar stacioni i Policisë së Kosovës në Mitrovicë ngriti në lagjen Kroi i Vitakut një pikë kontrolli, që do të jetë në gatishmëri 24 orë në 24.
Lagjia Kroi i Vitakut u bë më herët gjatë muajit skenë e një ngjarjeje të rëndë, ku një polic serb u vra dhe dy banorë serbë u plagosën.
Gjithcka ndodhi pas një përleshjeje mes një grupi serbësh dhe një grupi shqiptarësh, të cilët në lagjen në fjalë jetojnë fare pranë njëri-tjetrit.
Policia e Kosovës ka kryer një seri aksionesh e bastisjesh në kërkim të autorëve të vrasjes, por deri tani nuk ka rënë dot në gjurmët e tyre.
Pas kësaj ngjarjeje, situata në veri të Mitrovicës ka vijuar e qetë, pa konflikte, por banorët serbë kanë vijuar me vendosjen e disa barrikadave.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Leposavic, pranga agjentit të policisë
Një oficer i policisë së Kosovës është arrestuar një ditë më parë në Mitrovicë, pasi ka kërcënuar me armë një kolegun e tij. Bisedimet Prishtinë-Beograd
Në orët e pasdites nisi në Bruksel raundi i shtatë i dialogut Kosovë-Serbi sipas palës shqiptare, apo Prishtinë-Beograd, sipas palës serbe dhe Brukselit ndërmjetësues. Prishtina kundër planit serb për autonomi
Prishtina zyrtare reagon ndaj mundësisë së shpalljes së autonomisë nga përfaqësuesit serb të veriut të Kosovës. Zarif: Serbët të zhbllokojnë rrugët
Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif ka kërkuar nga përfaqësuesit e serbëve të veriut që të lejojnë kalimin e KFOR-it dhe EULEX-it. SHBA-Kosovë, memorandum mirëkuptimi
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë nënshkruar të hënën një memorandum mirëkuptimi, që parashikon vijimin e ndihmës së qeverisë amerikane për forcimin e institucioneve të Kosovës.
Lajmet kryesore
Zjarri në Tiranë, pranga një të dyshuari
Vijojnë hetimet për ngjarjen
Dëshmon Prifti: Video origjinale
Franca, e shokuar nga vrasja e minorenes
Kriza dobëson ekonomitë e Azisë Lindore
Tiranë, plagoset me thikë në shkollë adoleshenti