E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca e shokuar nga vrasja e minorenes


Qeveria franceze ka kritikuar ashpër sistemin gjyqësor të vendit për menaxhimin e procesit të një adoleshenti, që akuzohet për vrasjen e një vajze të shkollës së tij.

Mathieu M, 17 vjec, kishte kaluar katër muaj në burg për dhunimin e një vajze minorene në jug të Francës dhe ishte nën mbikëqyrje gjyqësore gjatë kohës që kreu krimin.

Shkolla ku ai studionte ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për të kaluarën e tij problematike.

Të premten e kaluar, trupi i Anges, 13 vjece, u gjet në një pyll në afërsi të shkollës. Ajo ishte dhunuar dhe më pas djegur.

Mamaja e saj, Paola Marin ka thënë se ajo nuk do të kishte vdekur po të mos kishte qenë për neglizhencën e treguar nga shkolla.

Ndërsa i ati i viktimës, Frederic Marin ka deklaruar se shkolla kishte qenë në dijeni për të kaluarën e 17-vjecarit, përfshirë problemet për agresione seksuale.

Drejtori i shkollës, Philippe Bauëens ka reaguar duke thënë për stacionin radiofonik francez “RTL”, se shkolla kishte dijeni se djali kishte pasur probleme me ligjin, por nuk e dinte natyrën e tyre.

Vrasja brutale e 13-vjecares Agnes Marin ka shokuar mbarë opinionin publik francez. Shumë prindër janë shprehur të shqetësuar për edukimin e fëmijëve dhe sigurinë në shkolla.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Zjarri në Tiranë, pranga një të dyshuari
Vijojnë hetimet për ngjarjen
Dëshmon Prifti: Video origjinale
Kriza dobëson ekonomitë e Azisë Lindore
Tiranë, plagoset me thikë në shkollë adoleshenti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›