E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ender’s Game" bëhet film

Producentët tashmë kanë përzgjedhur edhe aktorin kryesor, i cili do të luajë në adaptimin e bestsellerit të fanta-shkencës, të autorit Orson Scott Card.

Në fakt, "Ender’s Game" është një rrëfim për fëmijët nga e ardhmja e largët e Tokës, të cilët stërviten për një betejë me forcat e panjohura të gjithësisë, ashtu që mësohen që ta perfeksionojnë një lojë strategjike në kompjuter. Romani me të njëjtin emër, i vitit 1985, kishte entuziazmuar publikun dhe kritikën, kështu që ishte pasuar edhe me disa vazhdime, të përmbledhura nën titullin “Ender’s Saga”.

Ndryshe, rolin e Ender’it në fil do ta luajë Asa Butterfield (14), i cili luan edhe në filmin e Martin Scorsese “Hugo”, premiera e të cilit do të jepet javën e ardhshme.

Ende nuk dihet se kush do të paraqitet në rolet e tjera, por dihet se regjinë e filmit do ta bëjë Gevin Hood (Volverine).

Filmi “Ender’s Game” pritet që në kinema të arrijë në vitin 2013.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›