E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amaneti: Te me varrose bashkia Ledi Koraqi

Problemet familjare cojne ne vetevrasje, nje 60-vjecar. Pasditen e djeshme Ilir Gjobrati, nuk e ka duruar dot me menyren e jetes dhe veshtiresite e saj, duke marre vendimin per t'u veteflijuar. Rreth ores 16.30, ai ka shkuar ne pallatin e vjehrres se tij, qe ndodhet ne nje nga kullat "Havai", te njohura si "pallatet e arabit", qe ndodhen ne rrugen "Medar Shtylla". 60-vjecari pasi ka qendruar disa momente ne shtepine e saj qe ndodhej ne katin e 9-te te kulles, ka dale ne ballkon dhe eshte vetehedhur, duke gjetur vdekjen e menjehershme. Kane qene banoret e pallatit tjeter perkarshi, te cilet kane pare skenen e hedhjes se nje burri dhe me pas momentin fatal. Ata kane lajmeruar menjehere policine per ngjarjen. Disa minuta me pas ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise se Komisariatit nr.2 te Policise se Tiranes. Nga veprimet e para hetimore, u konstatua se ngjarja kishte te bente me nje vetevrasje. Mesa duket hedhja e tij, ishte e llogaritur mire per te vdekur, pasi nga ballkoni 60-vjecari ka rene direkt siper disa shkalleve prej betoni, qe kishte ndertuar banori i katit te dyte te po atij pallati. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se nga hetimet u mesua se 60-vjecari Gjobrati ishte me origjine nga Vlora dhe kishte pak kohe qe kishte ardhur me banim ne Tirane. Ai vete banonte ne nje pallat tjeter, shume prane shtepise ku ndodhej vjehrra e tij. Mesa mesohet, kane qene disa probleme te forta sociale brenda familjes, ato qe e kane detyruar te moshuarin te marre nje vendim ekstrem per t'u ndare nga jeta. Sipas te dhenave nga vendngjarja, behet e ditur se 60-vjecari jetonte vetem me gruan e tij ne shtepi, e cila prej vitesh ishte invalide. Ata kishin nje djale, i cili mesa mesohet jetonte i ndare dhe nuk i kushtonte vemendje prinderve. Policia ka mundur te gjeje nje leter ne trupin e viktimes, e cila hidhte drite mbi arsyen e ketij veprimi. Ne te, 60-vjecari kishte shkruar: "Dua te me varrosi bashkia". Ne trupin e tij, policia ka gjetur edhe disa ilace, te cilat 60-vjecari i ka perdorur per qetesim. Burimet zyrtare te policise, thane se pista kryesore e hetimit per shkaqet e kesaj ngjarje, eshte ajo e vetevrasjes ne kushtet e depresionit nervor, per shkak te problemeve familjare. Trupi i viktimes, eshte transportuar drejt morgut, per t'iu nenshtruar edhe ekspertizes mjeko-ligjore. Per te kryer veprimet procedurale, policia ka marre ne pyetje familjaret e viktimes, vjehrren dhe gruan e tij, per te pershkruar raportin per ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›