E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni, porosi vendorëve: Dixhitalizimi i adresave të jetë gati në fillim të majit

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, në një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe komunave, u ka kërkuar atyre të përfundojnë në kohë punën për implementimin dhe zbatimin e projektit të adresave. “S'mund ta mbajmë peng këtë proces për shkak të 30 rrugëve të paemërtuara. Ky proces duhet të mbarojë në fund të prillit dhe fillim të majit. S'dua justifikime ping-pongu mes kryetarit dhe këshillave”, deklaroi Poni. Sipas tij, Bashkia e Tiranës për shkak të Edi Ramës ka një bllokim të punës dhe informacionit dhe duhet ta certifikojë materialin në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile. Sipas tij, procesi i adresave vijon ende të mos jetë i përfunduar në më shumë se 43 bashki e komuna, duke lënë në këtë mënyrë, ende pa një sistem të saktë rrugësh e adresash popullsinë në këto zona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›