Rinas, kaos dhe panik mes qytetaresh

Cilat destinacione jane funksionale dhe cilat pritet te zhbllokohen deri ne nje njoftim te dyte
Aeroporti i Rinasit eshte kthyer dje paradite ne nje qender turfullimash, pakenaqesish, por edhe paniku. Puna nuk rrjedh si perdite. Punonjesit e ngarkuar per te verifikuar biletat dhe per te kaluar bagazhet nuk jane ne vendin e tyre, ndersa te vetmet qe punojne me kapacitet te perditshem, jane pastrueset. Hyrje-daljet e te interesuarve per te kryer udhetime ajrore, kane qene te shumta, ne pritje te nje pergjigjeje pozitive per fluturimin e parashikuar. Si pasoje, atyre vetem sa iu eshte shtuar puna.
Pritja
Pritje, pritje, pritje. Kjo eshte gjithcka ve re ne mjediset e aeroportit te Rinasit. Emigrantet presin per te fluturuar drejt destinacioneve ku jetojne, te tjere presin t'u vijne te afermit nga jashte shtetit, punonjesit e personelit presin te marrin urdhra te dyte qe anulojne te paret. Te gjithe shpresojne ne nje normalizim te situates, por gjasat jane te pakta. Pasagjeret jane sqaruar per fluturimet gjate paradites, ndersa duke filluar nga ora 14.00, mjediset e aeroportit nuk kane qene te ngarkuara me njerez. Ata qe jane njoftuar se nuk do te kryheshin fluturime per destinacionet ku ishin te interesuar, kane marre bagazhet dhe jane kthyer ne shtepi. Te tjere kane qendruar me shpresen se gjithcka do te normalizohej. Dikush rrezikon te humbase punen, nje tjeter ka lene dy femijet vetem ne Milano, te tjere i tremben fluturimit, edhe nese ato behen.
Roma
Aeroporti i Romes ka sherbyer dje si "shpetim", per te gjithe ata pasagjere qe e kane pasur te domosdoshem te fluturonin. Kjo, sepse ai eshte perdorur si transit. Pasagjeret jane nisur nga destinacionet e tjera per te shkuar ne Rome dhe me pas kane mberritur ne aeroportin e Rinasit. Per te pare mundesine e ketij manovrimi, qytetaret jane interesuar vazhdimisht tek agjencite e udhetimit qe i kane zyrat brenda mjediseve te aeroportit. Ata nuk kane ngurruar te japin ate informacion qe kishin, por kane pohuar se as vete nuk e dine se c'do te ndodhe. "Presim njoftime nga casti ne cast", ka qene sqarimi i shume perseritur gjate dites se djeshme. Ndersa zedhenesja e aeroportit nderkombetar te Tiranes, Arlinda Causholli ka sugjeruar qe pasagjeret te kontaktojne linjat ajrore perkatese, per informacione te detajuara ne lidhje me udhetimin e tyre. Ndersa eshte shprehur se aeroporti nderkombetar i Tiranes, do t'i mbaje pasagjeret te informuar per zhvillime te tjera.
L.Ndoka
Kaosi
Pasagjeret, te cilet i kishin planifikuar per dje udhetimet, jane perfshire nga paniku. Sapo kane hyre ne deren e aeroportit ata jane perballur me nje situate aspak te zakonte. Punonjesit nuk kane qene ne vendin e tyre, ndersa ne monitore mbizoteronte njoftimi "anuluar", per fluturimet sipas destinacioneve.
Zedhenesja e aeroportit, tregon per njoftimet e herepashershme
Arlinda Causholli: Cilat linja funksionojne
Drejtoresha e komunikimit ne aeroportin nderkombetar te Tiranes, Arlinda Causholli, njoftoi mbremjen e djeshme per 8 destinacione qe funksiononin, pas ores 14.30. Behet fjale per disa kompani, qe kane kryer fluturime drejt Barit, Romes, Athines, Stambollit dhe Vjenes. "Te gjitha fluturimet e tjera mbeten te anuluar deri ne nje njoftim te dyte", ka theksuar Causholli. Per te gjithe qytetaret qe duan te dine dicka me teper ne lidhje me fluturimet perkatese, te kontaktojme me agjencite e udhetimit ku kane prere bileten. Gjithashtu, nga Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil mesohet se avionet mund te kryejne rregullisht deri ne nje njoftim te dyte, linjat Tirane-Rome, Tirane-Brindisi e Tirane-Bari dhe se linja drejt Milanos shpresohet te hapet sot. Pak dite me pare, aeroporti i Rinasit bllokoi plot 15 destinacione. Behet fjale per Londren, Budapestin, Vjenen, Romen, Barin, Mynihun, Shtutgardin, Bolonjen, Milanon, Trevizon, Veronen, Frankurtin, Ljubljanen, Riminin, Genovan, Torinon dhe Prishtinen. Kjo ndodhi per shkak te hirit te vullkanit, qe shpertheu ne zonen e Islandes. Vetem fluturimet per ne Stamboll dhe Athine jane rikonfirmuar gjate se dieles ne aeroportin e Rinasit. Gjate ketyre diteve, gjendja ne aeroportin e Rinasit ka mbetur ne te njejten tablo te zbrazet, si e diteve me pare, ku per shkak te rese vullkanike edhe Shqiperia u perfshi ne listen e vendeve qe u preken nga kaosi evropian i fluturimeve.
Fluturimet
Pas ores 14.30 te dites se djeshme, sipas zedheneses Causholli, funksiononin 8 destinacione. Keshtu, ishin funksionale fluturimet drejt Barit, Romes, Athines, Stambollit dhe Vjenes. Ndersa ishin ne diskutim dy linja te tjera, deri ne nje njoftim te ardhshem.
Pasojat qe ka sjelle te qytetaret anulimi
Vera Konomi: Po pres me ankth mberritjen e mikeshes sime
E ulur ne karriget e posacme te sektori "Arrivals" (mberritja), nje grua se bashku me te bijen, presin me ankth nje mikeshen e familjes se tyre, qe do te vije nga Peruxhia. Ajo eshte Vera Konomi, nga Fieri. Ajo duket shume e shperqendruar, nga ankthi nese mikesha e saj do te mberrije mire. "Sipas destinacionit fillestar, ajo duhet te mberrinte qe ne oren 12.10, sic e shini kane kaluar 2 ore e gjysme dhe ende avioni me te cilin ajo pritet te vije, nuk po duket", thote Vera. Ajo tregon se shoqja e saj eshte nisur nga Peruxhia, ne drejtim te Romes me autobus. Duke dashur qe te vije sa me shpejt ne Shqiperi, ajo ka vendosur qe te perdore aeroportin e Romes si transit, per te ardhur ne Shqiperi. "Jam shume ne merak nese do te mberrije mire", thote Vera, duke shpresuar se per mikeshen e saj gjithcka do te shkoje me se miri. Edhe persona te tjere kane pasur shume probleme dhe kane shpresuar qe gjithcka do te normalizohet sa me shpejt qe te jete e mundur, pasi cdo njeri ka planet e veta, mosrealizimi i te cilave sjelle pasoja ne jetet e tyre.
Destinacionet qe funksionojne:
Bari
Rome
Athine
Stamboll
Vjene
Destinacionet e anuluara:
Rimini
Londer Stansted
Londer Gateick
Torino
Bolonje
Mynih
Malpensa
Ljubjljana
Budapest
Firence
Trevizo
Prishtine
Bolonje
Rome-Fiumincino (me vonese)