Greqi, policia godet organizatën "Lufta revolucionare"
ATHINë - Policia greke beson se ka goditur rëndë organizatën kryesore të armatosur në vend, "Lufta Revolucionare" (EA), duke zbuluar në qendër të Athinës arsenalin e saj të armëve dhe eksplozivëve, njoftuan burime zyrtare të policisë greke.
Pas arrestimit të gjashtë personave disa ditë më parë, të cilët akuzohen se i përkasin kësaj organizate kriminale, mbrëmjen e djeshme policia zbuloi në një apartament në qendër të Athinës, sasi të mëdha eksplozivi, armësh dhe municionesh. Sipas burimeve policore, në apartamentin e katit të pestë u gjetën shtatë raketa, një armë antitank RPG-7, dy automatikë kallshnikov, pistoleta, granata, si dhe sasi e madhe bombash, të gatshme për t’u përdorur.
Armët dhe eksplozivët ishin paketuar sikur anëtarët e grupit po përgatiteshin t'i transportonin diku tjetër. Për masa sigurie, policia evakuoi të gjithë pallatin për të kryer më pas sekuestrimin e armëve.
Me kete operacion policia greke beson se ka zbuluar bazën kryesore të organizatës guerrile Lufta Revolucionare, që konsiderohet si më e madhja në vend.
Ndonëse pritet konfirmimi zyrtar, policia beson se kjo ishte baza kryesore e organizatës guerrile Lufta Revolucionare, pjesëtarë të së cilës janë arrestuar dhjetë ditë më parë dhe u janë komunikuar akuza që lidhen me terrorizmin.
Baza ndodhet fare pranë godinave të gjykatës së Athinës, që përbënte dhe objektivin e aksionit të parë të organizatës në fjalë, në vitin 2003.
Shërbimi antiterror ka dyshime të bazuara se në arsenalin e gjetur ndodhet edhe arma me të cilën u godit në janar 2008 selia e ambasadës amerikane në Athinë.
Kjo pritet të sqarohet pas kryerjes së analizave balistike. Të njëjtat analiza mendohet se mund ta zbardhin edhe dy ngjarje që kanë mbetur jetime, siç thuhet në gjuhën e policisë: vrasjen e policit roje në banesën e atasheut ushtarak të Britanisë, në vitin 2004, dhe sulmin kundër banesës së kryetarit të këshillit të lartë të shtetit, në prill 2007.
Disa ditë më parë, antiterrorizmi grek arrestoi gjashtë persona, pesë burra dhe një grua, anëtarë të EA-s të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një bandë të armatosur dhe për vrasje. Ndër të tjera policia zbuloi edhe një magazinë ku u gjetën 150 kilogramë eksploziv.
Policia zbuloi edhe disa lista me emra objektivash, ku ndër të tjera u gjetën emrat e disa bankierësh, gazetarësh dhe ai i kryeministrit Jorgo Papandreu.
Zbulimi i fundit në qendër të Athinës konfirmon se ky operacion, më i madhi në këto vitet e fundit, e ka goditur rëndë EA-n, duke çarmatosur një nga grupet më të rrezikshme, trashëgimtari i organizatës së famshme marksiste "17-Nëntori".
Beteja revolucionare konsiderohet organizata më e madhe guerrilase në vend, pas asgjësimit të 17 nëntorit në vitin 2002, që ishte organizata më jetëgjatë në Evropë.
(d.b/BalkanWeb)