Mustafa akuzon SHIK-un se po shantazhon shtetin

Kryetari i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa ka vijuar me akuzat në adresë të policisë së Kosovës e cila siç tha ai, përmes njerëzve të SHIK-ut është duke bërë shantazhe politike dhe duke dërguar në vazhdimësi forca policore për hetime brenda komunës së Prishtinës.
Në një konferencë për shtyp, Mustafa ka shfaqur shqetësimin e tij lidhur me disa hetime që janë duke u zhvilluar ndaj zyrtarëve të komunës nga departamenti i policisë për krime ekonomike, metodat e të cilës, Mustafa i ka krahasuar me metodat e UDB-së.