E Diel, 1 Nëntor 2026

Amato: Serbia duhet të kuptojë se Kosova ekziston

Amato, i cili para katër vjetësh kishte dalë me propozimin që Kosova të kalojë nëpër katër faza të pavarësisë së mbikëqyrur, në një intervistë për gazetën “Politika” ka thënë se as sot nuk ka ndërruar mendim për këtë çështje. I pyetur nëse rrethanat kanë ndryshuar apo jo, Amato është përgjigjur pozitivisht. “Po. Ndodhi të vijmë deri te njohja e pavarësisë së Kosovës, ndërsa Serbia mendon ende njësoj. Kjo e ka bërë gjithë procesin shumë të komplikuar dhe vetëm Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mund të sjellë një vendim që do të na ndihmonte”, deklaron Amato. Sa i përket mundësisë që vendimi i GJND-së të ndryshojë diçka, Amato ka thënë se kjo varet nga vendimi. Ai ka kujtuar se Serbia ka marrë pozicion që të tregohet e përmbajtur ndaj çfarëdo vendimi tjetër që nuk do të jetë refuzues ndaj pavarësisë së Kosovës – ndërsa ka shtuar se, edhe nëse Gjyqi do të merrte një vendim që në një formë do ta kthente Kosovën në kuadër të Serbisë, kjo nuk do të ishte e pranueshme. /telegrafi/start                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›