Jeremiç: Mos njihni pavarësinë e Kosovës
Jeremiç ka shkruar se është hera e parë që GJND shqyrton ligjshmërinë e përpjekjes së njëanshme të një pakice etnike për t’u shkëputur nga një shtet anëtar i OKB-së, në kundërshtim me kushtetutën e tij. “Përfundimet e gjykatës do të prodhojnë një precedent të fuqishëm me pasoja të gjera për tërë bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në letrën e Jeremiçit, publikuar në mediat serbe. Sipas tij, GJND do të duhej të punojë e papenguar nga presionet politike siç janë njohjet e reja për pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Diplomacia serbe ka shpresuar që procesi në GJND, jo vetëm që do të ngadalësojë njohjet për pavarësinë e Kosovës, por do t’i bllokojë tërësisht. Megjithatë, pas çdo faze të procesit në Hagë ka pasur njohje të Kosovës, siç është njohja e fundit nga Malavi. /express/