E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësit e barnave dhurojnë gjak për talasemikët

Drejtori i QKKB-së, Besnik Jakaj, tha se dhurimi vullnetar i gjakut nga punonjësit mbështet nismën e  Fondacionit për Fëmijët Shqiptarë “Domenick Scaglione”, me Presidente znj. Liri Berisha për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, krahasuar me të njëjtët periudhë të vitit të kaluar, dhurimet vullnetare të gjakut janë dyfishuar. Strukturat shëndetësore po inkurajojnë dhe apelojnë çdo qytetar që të dhurojë gjak për njerëzit që kanë nevojë. "Dhurimi i gjakut nuk i kushton asgjë dhuruesit, ndërsa shpëton jetën e dikujt", nënvizojnë strukturat shendetërore, duke theksuar se "dhuruesit vullnetarë shpëtojnë dhe përmirësojnë një jetë duke dhuruar gjak". Të rinjtë dhe mediat cilësohen faktorët që kontribuojnë në promocionin për dhurimin vullnetar të gjakut, duke u bërë promotor të sloganit "Një dhurim gjaku, shpëton një jetë njeriu".Prej shumë vitesh po punohet për kalimin nga sistemi tradicional i dhurimit të rregullt me pagesë, në sistemin e dhurimit të rregullt pa pagesë. Prioritet i punës së MSH është krijimi i një baze të qëndrueshme dhuruesish vullnetarë të rregullt, me qëllim arritjen e objektivit strategjik që në fund të vitit 2010 dhurimi i gjakut të jetë 100 % i papaguar.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›