Roçen: Njohja e Kosovës nga Mali i Zi është punë e kryer
"Ky është një tregim i përfunduar. Kur e njihni një vend, atëherë është logjike faza tjetër, vendosja e marrëdhënieve diplomatike", ka thënë Roçen për gazetën "Vijesti". "Kur kemi vendosur për njohjen e Kosovës, jemi udhëhequr nga mendimi shumicë i BE-së. Edhe në bazë të mendimit të Gjykatës së Hagës do të kemi të njëjtin qëndrim", tha Roçen. Në konstatimin e gazetarit se presidenti malazez Vujanoviç dhe zv-kryeministri Maroviç kanë deklaruar se do të respektojnë vendimin e Gjykatës së Hagës, dhe nuk do të vendosen marrëdhëniet me Kosovën deri në vendimin e gjykatës, Roçen ka thënë se "këto janë mendime të njerëzve të përgjegjshëm në pushtetin e Malit të Zi, ndërsa qeveria e cila udhëheq me politikën e jashtme ka vendimin e saj për njohjen e Kosovës, realizimi i së cilës do të plotësohet me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Dhe për këtë është e ngarkuar Ministria e Punëve të Jashtme".