E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha viziton jetimët e shtëpisë “Zyber Hallulli”

Kreu i Qeverisë vlerësoi gjithashtu punën e stafit arsimor të Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli", që sipas tij përveç edukimit të këtyre fëmijëve, përfaqësojnë edhe ndjenjat njerëzore të prindërve shqiptarë. "Përgëzoj për punën e shkëlqyer të gjithë kolektivin e kësaj shkolle dhe falënderoj mësuesit për punën që bëjnë. Ata përfaqësojnë ndjenjat njerëzore të prindërve shqiptarë dhe zëvendësojnë diçka që u mungon këtyre fëmijëve me një dashuri prindërore", tha Kryeministri Berisha. Ai shprehu vendosmërinë për të qëndruar pranë këtyre fëmijëve dhe stafit arsimor të kësaj qendre, në mënyrë që ata të përmbushin sa më mirë këtë mision fisnik. Misioni i Shtëpisë së Fëmijës, "Zyber Hallulli" është strehimi, përkujdesja psiko-sociale dhe arsimimi i detyrueshëm 9 vjeçar për fëmijët në nevojë të moshës nga 5 deri në 15 vjeç. Ky institucion krijon për fëmijët kushtet dhe karakteristiakt e një ambienti të përafërt me atë familjar, integrimin e tyre në ambientin e jashtëm. Në Shqipëri sot ka 11 qendra të tilla shtetërore për fëmijët jetimë dhe ata në nevojë dhe 16 Fondacione private, të licensuara, që menaxhohen kryesisht nga bamirës shqiptarë dhe të huaj.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›