Amauri: Unë dhe Balotelli dyshe perfekte për Italinë

Italia e Prandellit e filloi nga ABC-ja që do të thotë nga Amauri, Balotelli dhe Kasano. Trajneri i ri do të nisë një periudhe të re në Kombëtaren e kaltër dhe në grumbullimin në Kovercano është parë edhe sulmuesi i natyralizuar si Italian Amauri. Sulmueis i Juventusit nuk e fsheh aspak dëshirën e tij për të bërë mirë me Kombëtaren e kaltër të cilën e ka kërkuar prej kohësh. "Unë dhe Balotelli së bashku do të jemi një dyshe sulmuese e frikshme dhe një sinjal pozitiv për të gjithë kombin" theksoi Amauri. Amauri ka pritur shumë kohë për të luajtur me Italinë dhe sulmuedi i Zonjës së Vjetër edhe pse arriti ta merrte në kohë pashaportën Italiane nuk u grumbullua nga Lippi për në Afrikën e Jugut. Pasi e ka filluar në mënyrën më të mirë aventurën e tij me Juventusin tani Amauri dëshiron që ti habisë të gjithë edhe në Kombëtare. "Falenderoj Prandellin dhe tani dua tu tregoj të gjithëve që ai i muajve të fundit nuk kam qënë unë por ka qënë hija ime" theksoi ai. Sulmuesi është një nga risitë e trajnerit të ri të Italisë Prandelli i cili bëri atë që Lippi nuk e realizoi dot për një kohë të gjatë.