Diego Milito: Dua grand Slamin

E kotë ti biesh rrotull ai ka qënë njeriu i historisë. Diego Milito njeriu që ka transformuar ëndrrat në realitet,njeriu që ka prishur mallkimin 45 vjeçar pas trofe Europian dhe njeriu që ka vendosur të tre tituj e Interit. Sulmuesi Argjentinas nuk është ngopur dhe ka të tjerë objektiva përpara siç është ai për të fituar Grand Slamin 6 titujt dhe të shënojë më shumë se 30 gola në sezon. "Për mua të përpiqem të përmirësohem nuk është një gjë e re pasi ky është objektivi im që në momentin që kam filluar të luaj futboll" theksoi Milito. E vemtja skuadër që ka fituar të gjashtë tituj është Barcelona dhe Milito për një gjë të tillë shton. "Katalanasit kanë realizuar një gjë të pabesueshme por unë them se mund tia arrijë edhe Iiteri pasi e kemi këtë shans dhe nuk mund të dështojmë" shtoi më tej Milito. Milito është pyetur se cila është më e lehtë fitimi i një tjetër Champions apo Grand Slami me gjashtë tituj. Champions fitohet nëse bashkohen të gjithë komponentët ndërsa për të fituar një Superkupë apo Botëror klubesh kem përbale evtem ndeshje të vecanta dhe mund të ejtë më e lehtë.Mes objektivave të Militos janë edhe 30 golat në një sezon pëpara vë gjithmonë objektivat e skuadrës por dua të bëj më shumë se 30 gola.Nga ana tjetër Argjentinasi mirëpret Skulin te kampionët e Italisë pasi sipas tij një sulmues të tillë do ta dëshironte çdo skuadër.