E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Të gjithë duan qëndrimin e Fabregas

Sipas tij, është me rëndësi që lojtarët të mos largohen kur dikush i dëshiron ato për t’i patur në skuadër.

“është me rëndësi për futbollin që lojtarët nuk largohen kur dikush vjen dhe thotë “ne e duam atë’. Ne kurrë nuk kemi qenë në pozitën që kemi kërkuar largimin e Cesc. Ne kemi investuar shumë energji dhe punë në krijimin e një ekipi me lojtarë të rinj dhe ne duam që ata të qëndrojnë. Cesc është kapiteni ynë. Ju shihni se si ai ngrit moralin e të gjithëve”, është shprehur ai.

Wenger ka sqaruar se gjatë botërorit të gjithë i kishin thënë: mos lejo që Fabregas të largohet”. “Cesc e spastroi situatën. Ishte me rëndësi që ai doli publikisht për të sqaruar gjërat dhe tani ne mund të shkojmë tutje. Pas një jave fillon sezoni i ri dhe ne kemi pasur nevojë që të gjithë të jenë të fokusuar”, vijoi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›