Familja Obamanë ditën e 5 tëpushimeve në Spanjë
SPANJë- Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mishel Obama së bashku me vajzën Sasha e kaluan ditën e shtunë në qytetin historik spanjoll të Rondës. Ky qytet është një nga më të vjetrit në Spanjë, me objekte të lashta që i përkasin periudhës romake. Gjatë kësaj vizite familja presidenciale vizitoi banjot e famshme romake, katedralen ndërsa drekuan në një restorant pranë ndërtesës së konsideruar më e vjetra, dhe e përdorur shpesh për luftën me dema.
Kjo ishte dita e pestë e pushimeve në Spanjë për familjes Obama. Ata mbërritën të mërkurën në Malaga dhe qëndruan në vilën luksoze Patjerma, që konsiderohet si një prej 30 resorteve më të mira në botë. Gjatë këtij turi, familja Obama pritet që gjithashtu të marrë pjesë në një mbrëmje gala për bamirësi, përpara se ta nisen drejt Palma de Majorkës, ku do të takohen me familjen mbretërore.
(m.a/News24/BalkanWeb)