Amauri dëshiron të kthehet te Juve

Sulmuesi i huazuar te Parma, Amauri, beson se do të kthehet te Juventusi më i mirë dhe më i fortë pas qëndrimit në Ennio Tardini.
30-vjeçari nuk arriti t`i lë mbresa trajnerit të bardhezinve, Gigi Del Neri, kështu që në afatin kalimtar të janarit u transferua te Parma ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.
“Juventusi është gjithmonë Juventus. Secili lojtar dëshiron ta mbajë atë fanellë, madje edhe unë”.
“Nuk kam bërë asnjë dramë, erdha te Parma të gjej qetësinë që më duhej. Dua të luaj mirë dhe të shënoj”, ka thënë Amauri për Sky Sport Italia.