Platini rizgjidhet si president i UEFA-s

Michel Platini është rizgjedhur në postin e presidentit të UEFA-s, duke konfirmuar të gjitha pritshmëritë e Kongresit të 35-të të qeverisë evropiane të futbollit të mbajtur në Paris. Asnjë surprizë, pasi Platini i cili ka hyrë në histori si i vetmi që kandidon pa rivalë rivalë në garën për presidencën e UEFA-s, ka fituar të drejtën për një mandat tjetër 4-vjecar.
Ish-kapiteni dhe trajneri i kombëtares së Francës u zgjodh për herë të parë në krye të futbollit evropian në 26 janar të vitit 2007 në kongerësin e Dusseldorfit, duke mundur me vetëm 4 vota më shumë Lennart Johansson. Në atë periudhë anëtarët me të drejtë vote në UEFA ishin 52, ndërsa Platini mori 27 vota pro dhe 23 kundër. Fitorja minimale e atëhershme është vetëm një kujtim, pasi mandati i dytë ka shijen e triumfit për Michel Platini.
Pas rizgjedhjes në krye të UEFA-s, “Le Roi”, sic ishte quhej në vitet 80-të kur hyri në histori si një nga futbollistët më të mirë të botës, ka bërë të ditur se do të vazhdojë projektet e nisura më parë. Në krye të listës së Michel Platini është “Fair-play” financiar të klubeve të futbollit si dhe lufta ndaj krimit në futboll si bastet e paligjshme dhe trukimi i ndeshjeve.
Nertan Prifti