E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rossi drejt Realit

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 17:35

Në Spanjë janë të sigurt: Daniele De Rossi sezonin e ardhshëm do të luan për Real Madridin.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, presidenti i gjigantit madrilen Florentino Perez është i gatshëm të ofron 25 milionë euro për De Rossin, shumë e cila mund të pranohet nga Roma.

Për trajnerin Jose Mourinho, ardhja e De Rossit do të përshtatej në formacionin e tij 4-2-3-1 dhe duket se reprezentuesi italian është zgjedhur para mesfushorëve të tjerë si Cesc Fabregas dhe Bastian Schweinsteiger, që ishin po ashtu në shënjestër të Realit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›