E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini rizgjidhet president i UEFA-s

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 17:47

Michel Platini do të jetë president i Federatës evropiane të futbollit edhe për një mandat katërvjeçar.

Ish-kapiteni i Francës ishte i pa kundërshtuar në kongresin e UEFA-s të përbërë nga 53 shtete anëtare.

“Mendoja se jam i ri për të mos pasur emocione por nuk ishte e mundshme. Dallimi këtë herë ishte se kisha ndjenjën se do të fitoj”, tha Platini.

Reformat e tij përfshijnë hapjen e Ligës së Kampionëve për më tepër skuadra të shteteve të vogla dhe fuqizimin e rregullave financiare të dizajnuara për kufizimin e shpenzimeve të klubeve.

Po ashtu, Euro 2016 që iu dhurua Francës vitin e kaluar, për herë të parë do ti ketë 25 shtete në vend të 16. Platini u zotua të lufton dhunën në stadiume dhe kurdisjet e ndeshjeve të lidhura me rrjete të basteve.

Rizgjedhja e Platinis u përcoll nga presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe sfiduesi i tij Mohamed bin Hammam. Ata do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›