Frankfurt shkarkon Skibben, emëron Daumin

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 17:10
Eintracht Frankfurt shkarkoi trajnerin Michael Skibbe të martën duke e zëvendësuar atë me Cristoph Daumin.
Frankfurt, që gjendet në pozitën e 14-të në Bundesligë tre pikë larg zonës së rrezikuar ka njoftuar se “seria negative e muajve të kaluar ishte vendimtare” në vendimin e tyre.
Daum, i cili për herë të fundit ishte i angazhuar me Fenerbahcen në Turqi pas largimit nga Koln më 2009, do të udhëheq skuadrën në seancën e parë stërvitore të mërkurën.
“Jam shumë i dëshpëruar, kam menduar se mund të fitojmë edhe kundër Wolfsburgut”, tha Skibbe për Bild.
Eintracht Frankfurt regjistroi fitoren e parë në vitin 2011 duke mposhtur St Paulin javën e kaluar.