E Diel, 1 Nëntor 2026

Rryshfeti, tre mjekë dhe dy infermierë në arrest shtëpie

Sipas Policisë së Tiranës, mjekët dhe infermierët akuzohen për rryshfet.

“Procedimi penal në ngarkim të tyre, filloj mbi bazën e disa kallzimeve të kryera nga disa paciente, të cilat kanë deklaruar se stafi mjekësor i lartë përmendur, kanë përfituar prej tyre, një shumë të konsiderueshme parash, për ofrimin e shërbimeve mjekësore të mësipërme”, thuhet në deklaratën e policisë.

Pas hetimeve, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin ditën e sotme, vendim i cili është ekzekutuar menjëherë nga uniformat blu. Sipas njoftimit, në arrest shtëpie është vënë mjeku Petrit Rexhepi, 56-vjeç, lindur e banues në Tiranë, i pa proceduar, me profesion mjek dhe i punësuar Gjinekolog (Shefi i Klinikës Obstrike, pranë Qëndrës Spitalore Gjinekologjike “Koço Glozheni” Tiranë), Dritan Xhangolli, 38- vjeç, lindur e banues në Tiranë, i pa dënuar, me profesion dhe i punësuar Mjek Reaminator, (pranë Qëndrës Spitalore Gjinekologjike “Koço Glozheni” në Tiranë), dhe Lefter Mamo, 53- vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion Anestezist.

Ndërkohë, në arrest janë vënë gjithashtu Hyre Brahim Reci, 54-vjeç, lindur në Pukë e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar Infermiere - Mami, dhe Nilka Hasan Perhati, 57-vjeç, lindur e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar Infermiere – Mami.

Të sipër cituarit dyshohen se për këtë periudhë 8-mujore hetimi, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit të shërbimit mjekësor në (lindje normale dhe lindje me operacion), për disa shtetase.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›