E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amauri mund të largohet

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 17:51

Sulmuesi i Juventusit, Amauri mund të largohet nga klubi para përmbylljes së afatit kalimtar të janarit, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Alessandro Matri. Braziliani ka dështuar të gjejë formën e tij të mirë gjatë këtij sezoni dhe ende nuk ka shënuar asnjë gol në Serie A. “Amauri dëshiron të tregojë vlerat e tij në Juventus. Tani, atij i nevojitet një atmosferë e qetë. Nëse nuk e gjen në Torino, është e mundshme se do ta kërkojë në ndonjë klub tjetër. Situata mund të ndryshojë në orët e fundit të afatit kalimtar”, tha Matri për ilsussidiario.net.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›