E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: PDK 34 deputetë, LDK 27, LV 14, AAK, 12, AKR 8

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 21:46

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 dhjetorit, sipas të cilave PDK ka fituar 32.11 për qind, apo 224 mijë e 339 vota, LDK 24.69 për qind, apo 172 mijë e 552 vota, Lëvizja Vetëvendosje 12.69 për qind, apo 88 mijë e 652 vota, AAK 11.04 për qind, apo 77 mijë e 130 vota, AKR 7.29 për qind, apo 50 mijë e 951 vota, FER 2.17 për qind, apo 15 mijë e 156 vota dhe LDD 2.14 për qind, apo 14 mijë e 924 vota.

Sipas këtyre rezultateve në Kuvendin e ri të Kosovës PDK do të ketë 34 deputetë, LDK 27, Lëvizja Vetëvendosje 14, AAK, 12, AKR 8, ndërsa FER dhe LDD nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se miratimi i rezultateve është bërë me konsensus të plotë të anëtareve të KQZ-së.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 45.29 për qind.

Certifikimi bëhet pas konfirmimit nga PZAP dhe Gjykata Supreme, nëse eventualisht mund të ketë ankesa të mëtejme.

Ankesat bëhen 24 orë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›