E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE do të debatojë për krizën në Shqipëri

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 19:28

Situata e krijuar në Shqipëri pas demonstratave të 21 janarit do të jetë temë e diskutimeve të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) gjatë një takimi nesër në Bruksel.

Mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE-së do të kryesohet nga shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, e cila ka paralajmëruar rekomandimet për krizën në Shqipëri në fund të debatit mes ministrave.

Në agjendën e publikuar nga Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së nuk jepen hollësi lidhur me atë çfarë do të diskutohet, ndërsa në dokument paralajmërohet se mund të ketë edhe rekomandime lidhur me zhvillimet në Shqipëri.

Kriza politike shqiptare ka shqetësuar Bashkimin Evropian, zyrtarë të së cilës kanë kërkuar nga forcat politike në Shqipëri t’i japin fund konflikteve dhe të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për të tejkaluar krizën politike.

Në demonstratën e 21 janarit në Tiranë, e cila eskaloi në dhunë, kanë gjetur vdekjen tre persona dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›