E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Amerikane ndihmë për policinë shqiptare

Dhënia e lamtumirës ndaj mësimdhënies primitive me diapozitiva, shirita filmi e dërrasa të zeza në Akadëminë e Rendit, u finalizua nga Ambasada Amerikane me dhurimin e paisjeve të teknologjisë së lartë audiovizuale e informatike për 15 klasa të shkollës së lartë të policë.
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha orientoi drejtuesit dhe studentët e rendit se oficerët investigues ndaj krimit të organizuar dhe oficerët e policisë kufitare do të jenë më të kërkuarit e këtij Universiteti sipas pyetësorit të integrimit evropian.
Mirënjohja iu drejtua nga ministri i brendshëm qeverisë amerikane për forcimin e sigurisë kufitare me sistemin e kontrollit tims.
"Polici shqiptar si fytyra e shtetit modern, që do të formohet në këtë akademi rendi tani do të jetë i aftë përmes trainimit mbi hetimin kriminal të kryer nga Misionet Icitap dhe Pameca të përballet me rrezikun në mënyrë më të shpejtë dhe të padëmshme ndaj jetëve të pafajshme të popullatës" theksoi Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›