Gratë në Orikum protestojnë për pronat
VLORE- Mbi 60 gra kanë protestuar mëngjesin e sotëm, në Ditën Ndërkombëtare të Grave në hyrje të qytezës së Orikumit duke bllokuar për disa minuta dhe aksin rrugor Vlorë- Sarandë.
Gratë protestuese kanë zgjedhur që në këtë mënyrë në ditën e tyre të përmendet dhe cështja që po vijon protestat që prej vitit të kaluar.
Sipas tyre, protesta e zhvilluar ditën e sotme është në vijim të protestave në lidhje me ligjin 7501 për tokat e ish ndërmarrjes bujqësore në Orikum.
Ato thonë se apeli në ditën e sotme ju drejtua bashkëshortes së kryeministrit, zonjës Liri Berisha e cila duhet të shikojë dhe cështjen e tyre pasi për shumë vjet gratë kanë punuar mbi këtë pronë duke e kthyer në një tokë të shfrytëzueshme, ndërsa sipas tyre sot ato nuk po arrijnë të marrin atë që u takon.
(e.n/News24/BalkanWeb)