E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqatat e grave tubim në 8 Mars

TIRANë- Dhurata dhe shumë dashuri për të gjitha gratë dhe nënat në një ditë që është tërësisht e tyre. Pavrësisht motit të ftohtë dhe me shi gratë nuk kanë nguruar të festojnë si cdo vit edhe sot festën e tyre të 8 Marsit. Edhe këtë vit të preferuara kanë qënë lokalet e shumta të kryeqytetit ku gratë kanë drekuar në shoqërinë e njëra tjetrës.

Buqetat me lule janë shndërruar në simobl të festës së 8 Marsit. Nuk kanë munguar gjithashtu aktivitete të ndryshme në Tiranë. Shoqata të grave kanë organizuar sot tubimin me temë “Gratë bëjnë histori cdo ditë”.Vullnetarë të kësaj shoqate kanë shpërndarë mimoza dhe kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektohen të drejtat dhe liritë themlore të grave.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›