E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE broshura për policinë, të ndaluarit do të njihen me të drejtat e tyre

Një propozim i policisë, por i finacuar nga OSBE do t'u japë mundësi të arrestuarve dhe të ndaluarëve të njihen më shumë me të drejtat e tyre. Në çdo komisariat të policisë do të vendosen broshura në çdo cep të qelisë ku janë të renditura se cilat janë të drejtat e të shoqëruarëve në polici. Për këtë nismë e finacuar nga OSBE, në komisariatin NR.1 të Tiranës ka qenë ambasadori i OSBE Robert Bosch, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, hysni Burgaj si dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
Kreu i uniformave blu Hysni Burgaj u shpreh se policia duhet të respektojë të drejtat e personave të shoqëruar dhe arrestuar dhe se për çdo polic i cili nuk i respekton do të merren masa.
Të gjitha këto fletpalosje që do t'u shpërndahen të gjitha komisariateve dhe do të jenë në gjuhët kryesore, në shqip, anglisht, fërngjisht, gjermanisht, pasi do t'u shërbejnë edhe të arrestuarve apo të ndaluarve të huaj që ndodhen në vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›