E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ambasada Amerikane publikon mesazhin kundër emigrimit të paligjshëm në SHBA

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare të SHBA, Kristi Noem e cila paralajmëron kundër emigrimit të paligjshëm.

Në mesazhin e publikuar në rrjetin social Instagram, Noem thotë se hyrja në mënyrë  të paligjshme në SHBA “as nuk duhet menduar”. Ajo thekson se vetëm ndjekja e ligjit, aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund të sigurojë një qëndrim në SHBA.

“Nëse vini në vendin tonë dhe shkelni ligjet tona, ne do t’ju ndjekim. Kriminelët nuk janë të mirëpritur në Shtetet e Bashkuara. Për një kohë të gjatë, udhëheqja e dobët i ka lënë kufijtë tanë të hapur, duke përmbytur komunitetet tona me drogë, trafikim të qenieve njerëzore dhe kriminelë të dhunshëm. Ato ditë kanë mbaruar. Nën Presidentin Trump, ne po mbrojmë familjet  amerikane dhe po rivendosim sigurinë e tyre. Nëse po përpiqeni të hyni në mënyrë të jashtëligjshme, do të kapeni. Do të hiqeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë. Ndiqni ligjin dhe do të gjeni mundësi. Nëse e thyeni, do të keni pasoja”, thuhet në mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekjeje të gjerë për të goditur emigracionin e jashtëligjshëm në SHBA.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›