E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Britanike dyfishon cmimet për vizat

TIRANË- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka dyfishuar cmimet për aplikantët për vizë. Qytetarë të shumtë që paraqiten pranë zyrave të kësaj ambasade për të aplikuar për vizë, jashtë kamerave shprehin gjithë zemratën e tyre për rritjen e cmimeve, të cilat i konsiderojnë mjaft të larta për xhepat e tyre. Një student që dëshiron të zhvillojë studimet master në Angli, duhet të paguajë një cmim më të lartë se një vit më parë, në vlerën e 434 mijë lekëve. Por cmimet janë rritur për të gjitha kategoritë, qoftë për bashkim familjar, kontratë pune apo edhe vizë turistike.

Të frikësuar për të shprehur shqetësimin e tyre para kamerës, qytetarët shprehen jashtë tyre dhe e cilësojnë Ambasadën Britanike një doganë që vjel ndjeshëm të ardhurat e tyre, sic thonë ata. Por cmimet e larta mbartin edhe një tjetër shqetësim, atë të refuzimit të vizës dhe moskthimit të parave mbrapsht.

“Mund t’ju them se viza turistike, kushtonte 165 mijë lekë të vjetra për aplikant, ndërsa viza studentore për djalin tim kushtonte 434 mijë lekë të vjetra. Unë herën e parë kam qenë e refuzuar nga aplikimi për vizë turistike, pa ndonjë arsye shumë konkrete. Sa herë që do futesh, paguan dhe nuk të kthehen. Ka aplikantë që kanë qenë një familje me 4 veta dhe kanë paguar gati 1 milion e 700 mijë lekë dhe janë futur për së dyti, për së treti dhe lekët asnjëherë nuk kthehen”, shprehet një qytetare.

“Herën e parë isha me vajzat më refuzuan, tani përsëri ma kanë refuzuar dhe përsëri do shkoj sot. Pra është hera e tretë që shkoj sot, ndërsa lekët asnjëherë nuk më janë kthyer”, shprehet një i moshuar.

Cmimet për të aplikuar për vizë janë rritur vetëm nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa në ambasadat e tjera cimet nuk kanë pësuar ndryshim.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ambasada Britanike dyfishon cmimet për vizat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›