E Diel, 1 Nëntor 2026

Jagland i kërkon opinion Venecias për përmisimin e Kodit Zgjedhor

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm Thorbjorn Jagland ka kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias, sa i takon përmisimit të legjislacionit zgjedhor në Shqipëri, duke parë edhe ekperiencën e fundit në zgjedhjet e 8 majit dhe zhvillimet që ndodhen më pas.

Për këtë arsye zyrtari i lartë i KiE, pas letrës drejtuar kryeministrit të vendit Sali Berisha me 10 qershor, i ka shkruar një letër kreut të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ku i kërkon një opinion në lidhje me përmirësimet që duhen bërë në të ardhmen në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

“Padyshim që jeni në dijeni të situatës në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale dhe në vecanti për mosmarrëveshjet lidhur me zgjedhjen e kreut të Bashkisë së Tiranës. E kam ndjekur situatën me shumë kujdes dhe e kam diskutuar këtë cështje edhe me autoritetet shqiptare, pasi jam i mendimit se Këshilli i Europës duhet të bëje gjithcka mundet për të ndihmuar Shqipërinë që të evitojë përsëritjen e episodeve të tilla në të ardhmen. Ndaj do të isha mirënjohës nëse Komisioni i Venecias do të jepte një opinion lidhur me ato që duhen përmirësuar në legjislacionin dhe praktikën elektorale në Shqiperi, në dritën e eksperiencës më të fundit”- vijon letra e Jagland.

Për këtë arsye sekretari i përgjithshëm i KiE, do të vizitojë Shqipërinë gjatë vjeshtës në funksion të miratimit të kërkesës së tij për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, para miratimit të opinionit në muajin dhjetor.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›