E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Historia e mbuluar me hirin e regjimit, të ndryshohet

TIRANË- Kryeministri Berisha iu bën thirrje historianëve që të rishikojnë arkivat, me qëllim që të vënë në vend historinë e vendit, që sipas tij ishte mbuluar nga hiri i regjimit komunist. Për kreun e qeverisë është e pafalshme që shqiptarët ende nuk njohin të vërtetën e popullit të tyre.

“Historia vazhdon të jetë një njerkë e keqe për shqiptarët dhe kësaj radhe e kam fjalën në vepra, në shkrime. Ajo nuk u ka thënë shqiptarëve akoma të vërtetat e tyre. Ajo sërish është e mbuluar me hirin toksik të regjimit diktatorial 45-vjecar. Edhe njëherë unë iu bëj thirrje historianëve të këtij vendi, të hapin arkivat dhe tu thonë shqiptarëve të vërtetat historike të tyre, ashtu sic janë”, u shpreh Berisha.

Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri gjatë prezantimit të koleksionit mbretëror Adamit Frashëri, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita me objekte të vecanta etnografike u cel nën kujdesin e princit Leka, në kuadër të festimit të 83-vjetorit të mbretërisë shqiptare.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Historia e mbuluar me hirin e regjimit, të ndryshohet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›