Shkodër, krim brenda familjes, burri vret gruan me pistoletë
SHKODËR- Një tragjedi familjare ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme. Ngjarja ndodhi pranë shkollës industriale rreth orës 21:00.
Burime policore bëjnë me dije se Edër Haxhia ka vrarë me pistoletë bashkëshorten e tij 18-vjecare Bedrie Haxhia. Menjëherë pasi ka kryer krimin autori është larguar me mjetin tip motoçikletë.
Policia bën me dije se vrasja dyshohet se ka ardhur si pasojë e xhelozisë, ndërsa policia bën me dije se viktima 18-vjecare e ka denoncuar disa herë bashkëshortin e tij për shkak të sjelljes së tij të dhunshme.
Uniformat blu të Shkodrës bëjnë me dije se Haxhia është person i skeduar nga policia, pasi është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje, ndërkohë mësohet se autori është konsumues droge, ndaj dyshohet se ai gjatë momentit të vrasjes mund të kete qenë nën efektin e drogës.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjen së ndodhur si dhe kapjen e autorit.
(e.m/BalkanWeb)