E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja akustike, shqetësim për qytetarët

Vazhdojnë ankesat e banorëve ndaj zhurmave të larta në zonën e ish- bllokut. Sërish për kamerën e “Ora News”, qytetarët janë shprehur te shqetësuar për këtë problem.
 

Qytetarët janë shprehur për mos funksionimin e institucioneve që merren me këtë problem, të cilat kanë për detyrë të zbatojnë ligjin e ndotjes akustike.
 

Sipas qytetarëve, asnjë prej institucioneve përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë për kontrolle dhe se lokalet e natës, nuk po zbatojnë ligjet në fuqi duke krijuar zhurma shqetësuese deri në orët e para të mëngjesit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›