E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Greke në Tiranë i refuzon vizën Malindit

Albania-sport- Vazhdon telenovela "Malindi-AEK" për pajisjen me vizë hyrëse të talentit të Partizanit, Enco Malindi, nga ambasada e Greqisë në Tiranë.
Futbollisti i kërkuar për një testim të dytë nga drejtuesit e klubit të famshëm grek, AEK i Athinës, nuk ka mundur të pajiset më vizë e nevojshme për të udhëtuar drejt vendit fqinjë. Edhe pse sipas KF Partizani, lojtari paraqiti në Ambasadë ftesën e dërguar nga klubi i Demis Nikolaidhis dhe në dosja ishte kompletuar me të gjthë dokumentet e kërkuara më parë nga ambasada greke, zyrtarë të konsullatës refuzuan t'i lëvronin lojtarit të Kombëtares U-21 vizën duke i ka kthyer mbrapsht pasaportën. Albania-sport.com kontaktoi me drejtuesit e KF Partizani, të cilët pohuan se e konsideronin të pakuptueshëm veprimin e ambasadës dhe refuzimin një veprim absurd.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›