E Shtunë, 31 Tetor 2026

Welcome to Baghdad! Tmerrohen manaxheret huaj

Nga Arben Shemili
Kombetarja jone zhvilloi ndeshjen e rradhes me ekipin e Slovenise ne stadiumin e qytetit te shkodres ku pervec tifozerise se zjarrte qe ka qyteti i Shkodres asgje tjeter nuk mund te pretendohet nga ai stadium.Shume tifoze ishin ne medyshje per te shkuar ne Shkoder per shkak te kohes se keqe megjithate shkuan dhe perjetuan nje tmerr te vertete duke u lagur gjate gjithe kohes ne shiun qe binte pa pushim.Mire ato tifoze qe e shikonin ndeshjen perballe ( karshi sic i thone) edhe ato anesore megjithese vetem nje eshte e tille por edhe ato qe pretenduan per ta pare ne tribune ku ne te gjithe stadiumet e botes eshte nje privilegj pasi edhe bileta eshte me e shtrenjte. Dhjetera gazetare te huaj apo disa manaxhere te huaj qe kishin ardhur per te ndjekur ndeshjen jane tmerruar nga kushtet mizerabel qe kishte stadiumi i Shkodres,duke filluar qe nga pjesa e perparme qe duhej nje varke per te kaluar perpara se te hyje ne tribunen ‘'VIP'',pasi aty ishte totalisht e mbuluar me pellgje uji ne nje rruge te pa shtruar,vende vende ishte hedhur pak cakull por me kot.Pjesa e brendeshme ishte akoma me skandal,nje tribune me stola te prishur dhe pa numrat perkaes,njerezit nuk dinin ku e kishin vendin e tyre pasi nuk behej fjale per numra,nje tribune qe nuk kishte asnje meter tarace ku mund te mbrohej nga shiu te pakten nje kamera per te xhiruar ndeshjen, edhe nje stadiumn i kategorise se trete mund ta kete tribunen me te mire,pra zemerimi i njerezve qe ishin prezent ishte shume i madh,te gjithe shanin federaten e cila vendosi qe kjo ndeshje te zhvillohej aty.Nuk e di cfare paska qene ky vezhgues i FIFA-se qe paska ardhur per te pare kushtet e stadiumit dhe qe e ka aprovuar qe ndeshja te zhvillohet aty. Ndoshta ka qene nga Iraku se vetem me Bagdatin mund te krahasoheshin kushtet ne kete stadium.Turp! Pale te kishte qene ekipi i Hollandes qe ka nje nivel jetese shume te larte dhe nje stadium nga me te miret ne bote,ne e pame vete se cfare kushtesh na ofroi stadiumi Arena Amsterdam,po ne valle keshtu do t'ja shperblejme edhe ekipit te Hollandes bashke me gazetaret e tyre me keto kushte si ne Baghdad? Urojme qe Federata e jone ti leje me nje ane mosmarveshjet qe ka me drejtuesit e stadiumit "Qemal Stafa" dhe te mos e turperoi emrin e ekipit shqiptar duke luajtur neper stadiume me keto kushte por ti kthehemi atij stadiumi te vetem qe kemi per te zhvilluar nje ndeshje te hajrit nderkombetare,aty ku edhe rrezultati mund te ndikoje per mire.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›