E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Libiane në Tiranë, ndryshon flamurin

Në kohën kur ndryshimi i regjimit të Gadafit në Libi, po tërheq vëmendjen e gjithë botës, kjo është reflektuar edhe në Tiranën zyrtare. Kështu, pranë Ambasadës Libiane në Tiranë, është ndryshuar edhe flamuri libian që ishte ngjyrë jeshile, ndërsa është vendosur flamuri tre ngjyrësh, që ka gjysmë hënë dhe ngjyrën e kuqe të zezë dhe të gjelbër, që u propozua nga Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi.

Ndryshimi i flamurit, pranë kësaj ambasade duket se ka ardhur edhe pas qëndrimit të shprehur nga Tirana zyrtare, ku kryeministri përshëndeti rrëzimin e regjimit të Gadafit dhe qeverisjn e Këshillit të Tranzicionit në Libi.

Pak ditë më parë, kryeministri Berisha përshëndeti rrëzimin e regjimit të Gadafit, të cilin e ka konsideruar një prej regjimeve më të egra të komunizmit. Detaje, të cilat në raste të tilla flasin më shumë sesa veprat, tregojnë qartë edhe qëndrimin që mban vendi ynë në raport me rrjedhën e bashkëpunimet e mëtejshme me qeverinë libiane.

Prej disa ditësh, me rrëzimin e regjimit të tij, nuk dihet vendndodhja e kolonelit libian Muamar Gadafi, i cili për më shumë se 42 vjet ka qeverisur në Libi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›