E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 28 të vrarë nga një sulm në një xhami

Të paktën 28 persona kanë vdekur, përfshirë një deputet irakian, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës me bombë, në xhaminë më të madhe të Bagdatit.

Zyrtarët thanë se një kamikaz hodhi veten në erë brenda në xhaminë Um al-Kura, gjatë lutjeve të së dielës.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ahmed Adbul Ghafour, i cili kryeson një organizatë fetare sunite në Irak, i tha një televizioni lokal se bomba kishte për qëllim vrasjen e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›