E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Ju duhet unitet kombëtar

Arvizu tha se procesi i integrimit është tepër me rëndësi për Shqipërinë, teksa shtoi se është i nevojshëm uniteti mes faktorëve politikë në mënyrë që të plotësohet standardet e kërkuara.

I pyetur mbi publikimet e kabllogrameve nga Wikileaks, Arvizu tha se publikimi i tyre është i dëmshëm.  “Nuk komentojmë asgjë që përfshin Wikileaks. Është dëmtuese dhe ne nuk e komentojmë”, tha ai.

Nga ana e tij ministri Haxhinasto tha se ne kemi mbështetjen e plotë të partnerëve evropianë, por dhe të SHBA-së, që mbështesin në mënyrë të pakushtëzuar integrimin e plotë të Shqipërisë në BE. Për këtë qëllim sipas Haxhinastos është i domosdoshëm hartimi i një pakti kombëtar për integrimin e vendit në BE. Ai gjithashtu theksoi se një pikë tjetër e takimit me ambasadorin Arvizu ishte dhe plotësimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-29 11:48
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›