Ambasada PINK fton deputetët në paradën e homoseksualëve më 17 maj, batuta në Kuvend
Ambasada PINK u ka dorëzuar nga një ftesë deputetëve të Kuvendit për të marrë pjesë në paradën e homoseksualëve më 17 maj. Ftesa e tyre ka shkaktuar debat dhe batuta në Kuvend, në Komisionin e Integrimit.
Ja batutat:
Marko Bello: Mesila, e more ftesën? Janë prioriteti i 11-të këta. Kush do ta mbulojë nga ju gazetarët aktivitetin? Apo do jenë njerëz të veçantë?
Mesila Doda hap zarfin: Çftesë? Unë nuk shkoj atje. Ditmir, të takon të shkosh se je kryetar i Komisionit të Integrimit. Shero, të ka ardhur ftesa ty?
Sherefedin Shehu: Jo, por edhe sikur të më vijë, nuk shkoj atje.
Ditmir Bushati: Zonja Doda, ka edhe prezencë mediatike kjo seancë, se do merren jo me Kelin, por edhe me gruan e Kelit.
Marko Bello: E keni parë ftesën? Aktivitetin do e përshëndesë Altin Hazizaj, ambasador i parë PINK, zoti Spiro Ksera, ministër i Punës, Henk van den Dool, ambasador i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe Igli Totozani (qesh).
Ditmir Bushati: E, çdo hiqni nesër ju.
Marko Bello: Pse, do takohen tek Vëllezërit Frashëri. Çlidhje kanë ata me këtë aktivitet?
Gramoz Ruçi: Vetëm unë nuk paskam marrë ftesë.
Mesila Doda: As Shero nuk ka marrë.
Gramoz Ruçi: Ne të dyve o na quajnë anti, ose na quajnë pro tyre. Po qe kjo e dyta, i bie të bëhemi anëtarë të shoqatës së tyre.