E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeparlamentarja bullgare, vizitë dyditore në Tiranë

Kryeparlamentarja bullgare, Tsetska Tsacheva

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë vjen sot në Tiranë për një vizitë dyditore.

Kryeparlamentarja bullgare, Tsetska Tsacheva, viziton Shqipërinë me ftesë të krytares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Dy homologet do të takohen në selinë e Kuvendit dhe pas takimit do të ketë një prononcim për mediat.

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë do të takohet me kryeministrin Berisha, presidentin Topi dhe ministren e Integrimit, Majlinda Bregu. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›