E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Me presidentin do merrem pas kthimit nga Samiti i ikagos

Të mërkurën kryeministri Berisha pret në zyrë Fatos Nanon në përgjigje të kërkesës së këtij të fundit në përmbyllje të turit të takimeve me krerët e partive parlamentare për shpalosjen e platformës së tij presidenciale. Nndërsa takimi ende nuk është mbajtur gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Berisha konstaton se gara presidenciale e këtij viti është më e ethshmja e dy dekadave pluralizëm, por kur të gjithë presin si më me interes lëvizjen e tij si kryetar i shumicës qeverisëse, edhe një herë tjetër zoti Berisha bën me dije se nuk ka ndërmend të përfshihet në këtë proces, pa nisur procedura për zgjedhjen e presidentit. Lëvizjet e mazhorancës do të njihen vetëm pas kthimit të kryministrit nga samiti i NATO-s në Cikago që do të mbahet më datat 20 dhe 21 maj.

“Unë e kuptoj që mendjen e keni tek ethet presidenciale, kësaj radhe janë bërë shumë të forta, kanë përfshirë edhe gazetarët. Kanë zbritë edhe në nivele analistësh dhe gazetarësh, unë i përshëndes dhe them se nuk ka ëndërr më të bukur se ëndrra presidenciale. Me presidentin do merrem se do kthehem nga samiti i Cikagos”-theksoi kryeministri.

Deklarata e kryemistri u bë pasi njohu anëtarët e kabinetit me vizitën në Itali, vend i cili përmes tre krevë të shtetit Napolitano, Monti e Fini kanë vlerësuar progresin e Shqiëprisë për reformat integruese si një motivim për fqinjin tonë për të vazhduar avokatinë ndaj Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Roma e zyrtare mbështet integrimin në BE”
“Pavarësisht krizës Italia do t’i vendit japë 52 milion euro”. Ky fakt u bë i ditur nga vetë kryeministri, Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë. Kështu, duke u ndalur në vizitën e tij në Itali, kreu i qeverisë informoi se reputacioni i shqiptarëve është shumë i mirë.
Njëkohësisht, Kryeministri konfirmoi se ftesës për të vizituar Shqipërinë në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, kryeministri Monti i është përgjigjur pozitivisht.
“Marrëdhëniet janë të shkëlqyera, por hapësirat për thellimin e tyre janë të mëdha. Me Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit temë e veçantë ishte integrimi i vendit në BE. Presidenti, Kryeministri dhe Kreu i Parlamentit , janë thellësisht të interesuar që vendi të arrijë progresin dhe të marrë statutin e vendit kandidta, mbi bazën e mëritës dhe performancës. Perspektiva evropiane e Shqipërisë është perspektiva më e shkëlqyer e saj. Shqipëria duhet të realizojë reformat për ta merituar këtë proces. I njoha miqtë me progresin e vendit, progresi i mëtejshëm është i nevojshëm, në mënyrë që qeveria dhe autoritete e larta të bëjnë avokatinë që duhet të bëjnë për marrjen e statusit”, vuri në dukje Berisha.

“Mbështetje investitorëve për HEC-et”
Energjia dhe investimet në këtë sektor ishte gjithashtu një tjetër çështje e fjalës së kreut të ekzekutivit. Duke vlerësuar rëndësinë e saj, Kryeministri Berisha bëri me dije dhe një herë tjetër faktin se në 3-4 vite janë ndërtuar 46 hidrocentrale dhe se interesi për ndërtimin e HEC-ve është në rritje. Sipas tij, janë 100 hidrocentrale në ndërtim e sipër ndaj Kryeministri garantoi mbështetjen e investitorëve për HEC-et. Madje, në vlerësimin e shefit të qeverisë konçesionet janë kontratat më të sigurta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›