E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Presidenti të zgjidhet me shumicë votash

 Pas takimit, Arvizu tha se biseda ishte zhvilluar vetëm për këtë temë. 

“Mund t’ju tregoj se ky takim ishte 110 për qind rreth zgjedhjes së presidentit. Unë jam i lumtur për marrëdhëniet që kam me zotin Rama dhe jemi në atë pikë ku mund të bashkëbisedojmë edhe për emra ku në mënyrë parësore folëm për procesin që është parësor. Sigurisht ne folëm për disa personalitete. Nuk është një person i vetëm në këtë vend që të vendosë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Disa thonë se do të jetë një ujdi politike. Për mua nuk ka rëndësi emërtimi, por duhet të ketë mbase konsensus. Duhet mirëkuptim ku të jetë i përfshirë edhe zoti Berisha, zoti Rama, zoti Meta dhe të tjerë”, deklaroi Arvizu.

“Shpresoj se këta aktorë kryesorë do të marrin në konsideratë atë që dëgjojnë nga të tjerët. Sipas prespektivës së SHBA, me rëndësi është që ky person të përfaqësojë unitetin e popullit në këtë 100-vjetor të Pavarsisë së Shqipërisë. Emrat janë ata që ju dëgjoni gjithandej. Ne nuk u fokusuam në mënyrë ekskluzive apo në mënyrë parësore rreth emrave specifikë. Pati bashkëbisedim rreth një individi të caktuar që është përballë një individi tjetër. Ne e dimë se çfarë thotë Kushtetuta. Më lejoni të jem i sinqertë. Objektivi i klasës politike duhet të jetë zgjedhja e presidentit që në votimin e parë”, vijoi.

Ai theksoi se Presidenti i ri duhet të jetë një figurë e rëndësishme, pasi sipas ambasadorit, ka në dorë zgjedhjen e krerëve të disa institucioneve. “Në terma praktikë ky person duhet të jetë garanti i institucioneve pasi duhet ta thotë fortë fjalën e tij kur të vijë koha e zgjedhjes se kush do të jetë kreu i ardhshëm i prokurorisë apo shërbimit sekret, përfshirë emërimet për drejtuesit kryesorë të gjyqësorit. Kjo në mënyrë absolute është me rëndësi për SHBA-në dhe jam i sigurt se po e tillë është edhe për BE-në dhe integrimin e Shqipërisë. Do të jetë e vështirë gjetja e një përsoni që përmbush këto kritere, prandaj edhe proçesi është i rëndësishëm. Ajo që më inkurajon mua lidhet me procesin e dialogut që po zhvillohet. Keni raportuar për disa takime apo darka. Shpresoj që ato të shtohen, sikurse debatet në televizione rreth këtij subjekti”, tha Arvizu./Start/

                                                                                             2012-05-10 08:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›