E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada SHBA paralajmëron qytetarët: Evitoni protestat PD-PS

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë deklaron se ka informacione që protesta e opozitës e planifikuar për tu zhvilluar ditën e nesërme, mund të zgjasë për disa ditë. Në një komunikatë për mediat, ndërsa u bën
thirrje për kujdes shtetasve amerikanë në Shqipëri, ambasada deklaron se nuk ka informacion specifik mbi vendin ku do të mbahet demonstrata, duke deklaruar se ka të dhëna se demonstrata mund të zgjasë për disa ditë. Në komunikatë kujtohen gjithashtu ngjarjet e 21 janarit ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Ambasada i bën apel shtetasve amerikanë se edhe demonstratat që mund të nisin paqësisht mund të shndërrohen të dhunshme dhe të jenë të paparashikueshme, ndaj i këshillon të evitojnë plotësisht protestën. Sipas njoftimit demonstratat në një qytet kanë potencialin që të përhapen edhe në qytete të tjera të vendit, ndaj apelon për kujdes ndaj çdo tubimi publik apo demonstratë që mund të organizohet. Shtetasit amerikanë këshillohen të kenë shumë kujdes në afërsi të demonstratave.

Ambasada Amerikane njofton edhe për tubimin e Partisë Demokratike që do të zhvillohet të djelën. Partia Demokratike e Shqiperisë ka paralajmeruar planet për një tubim publik ditën e djeëe me 20 Shkurt 2011. Ambasada nuk ka informacion specifik mbi vendin ku është propozuar ky tubim. Në të kaluarën, grumbullimet publike kanë përfshirë të gjithë arteriet kryesore të qytetit dhe në mënyrë frekuente qendrën rreth Parlamentit, zyrën e Kryeministrit dhe bulevardin Deshmorët e Kombit. Personeli i Ambasades Amerikane është këshilluar që të shmangë çdo zonë ku zhvillohen demostratat dhe të kufizojnë të gjitha udhëtimet e panevojshme gjatë protestave.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›