Sot protesta, opozita rikthehet në bulevard kundra Berishës
TIRANE- Opozita do të protestojë sot në orën 16:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para selisë së Kryeministrisë paqësisht por vendosmërisht për largimin e kryeministrit Sali Berisha dhe zgjedhjeve të reja të lira e të ndershme.
"Gazeta Shqiptare",duke iu referuar burimeve nga PS-ja shkruan sot se është zgjedhur pikërisht ora 16:00, këtë herë, në simbolikë të vrasjes pesë javë më parë të 4 viktimave të demonstratës së 21 janarit.
Protestuesit do të grumbullohen fillimisht në pika të ndryshme të Tiranës, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë dhe pastaj të gjithë do të marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Është menduar që një podium i madh të ngrihet para Kryeministrisë, nga ku do të mbajë fjalë kryetari i PS-së, Edi Rama dhe qytetarë të plagosur në 21 janar, të rinj të rrahur nga policia, familjarë të 4 viktimave.
Gazeta Shqiptare shkruan vetë PS-ja ka marrë masa që mbarëvajtjen e protestës ta sigurojë me mbështetës të saj, të cilët do të vendosen anash bulevardit për të bërë ndarjen e turmës së njerëzve nga ata që do të tentojnë t’i afrohen për qëllime provokimi.
Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi dje se shqiptarët do të protesstojnë kundër kusarisë, për çmimet e rritura të ushqimeve, por edhe për ata të papunë e për 1280 pasuritë që po i vjedh qeveria.
Nga ana e saj Policia e Tiranës- shkruan GSH- mësohet se që orëve të vona të së mbrëmshmes e në vijim do të jetë në gatishmëri jo vetëm për mbarëvajtjen e demonstratës së ditës së sotme të Partisë Socialiste, por edhe për të mundësuar një ditë sa më të zakonshme në kryeqytet. Gjithashtu, institucionet dhe një sërë ambasadash do të mbahen nën mbikëqyrje.