Ambasada amerikane 50 mije dollarë për të prekurit nga përmbytja
Ambasada amerikane do te dhuroje 50 mije dollare amerikan per te permbyturit e Shkodres. Ne nje njoftim per shtyp, behet e ditur se Ambasada e SHBA do te dhuroje si ndihme emergjence kete shume, per te mbeshtetur ata qe jane prekur me shume. Ky fond do ti percillet Kryqit te Kuq Shqiptar, qe aktualisht po punon per te ofruar ndihme rreth 5 mije banoreve. Sipas njoftimit, ambasada amerikane po keshillohet ngushte me qeverine shqiptare dhe po bashkerendon me bashkesine nderkombetare per tiu pergjigjur nevojave te menjehershme te popullsise se prekur, kthimit eventual te banoreve ne shtepie e tyre, si dhe nevojen per perpjekje pre rindertim dhe rimekembje.
Nje dite me pare, shefi i ambasades amerikane ne Tirane, Xhon Uidhers
ndodhej ne zonat e prekura se bashku me presidentin Bamir Topi,
ambasadorin e KE, Helmut Lohan dhe Përfaqësuesin e Presidencës së Radhës
së BE, ambasadorin Manuel Montobio.
Anisa Braho
< I mëparshmi