E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk kthehemi në Kuvend, ja provat për përmbytjen

Partia Socialiste nuk do te nderprese bojkotin parlamentar edhe pse 2 ditet e fundit eksponente te saj kishin argumentuar se nje seance e jashtezakonshme per permbytjet ne Shkoder do i kthente ata ne salle. Gjate mbremjes te se premtes Edi Rama tha se nuk ka ndryshim axhende per tu bere fasade e maxhorances per te mbuluar, ate qe e ai quajti Gerdeci i ujit ne Shkoder.

"Ndërkohë që ka mbytur Veriun me ujin e keqqeverisjes, që vetëm si sasi
uji e dalë jashtë kontrollit ishte një vlerë e humbur plot 35 milionë
dollarë nga pasuria e përbashkët e shqiptarëve, pushteti i korruptuar i
Sali Berishës, jo vetëm ka gënjyer në mënyrën më skandaloze shqiptarët
për të gjitha faktet e shifrat që lidhen me digat e përmbytjes, por edhe
po vazhdon të akuzojë, shpifë e madje bëjë diversion të përditshëm me
forma sa vulgare, aq edhe qesharake, ndaj Partisë Socialiste. E cila,
nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj, të prerë e të qartë, për të mos u
bërë fasada demokratike e një parlamenti që s’ka kurajon të hetojë
zgjedhjet nga ka dalë duke hapur kutitë e votimeve mbi ta cilat rri",
deklaroi Rama.

Rama tha se ata qe po perpiqen te zhdukin provat qe fajesojne qeverine
dhe KESH-in per permbytjet e kane te kote, pasi ato i disponon Partia
Socialiste dhe do i beje publike te djelen ne ora 10.30 ne mbledhjen e
Asamblese Kombetare.

"Ja ku janë, që të gjitha çfarë keni bërë me vetëdije të plotë, me sytë
mbyllur, me veshët shurdh, me një gjakftohtësi karakteristike për
veprimtaritë e organizuara kriminale, për ta shkaktuar Gërdecin e Ujit
duke u bërë shqiptarëve dhuratën më të zymtë teksa hynin në vitin e ri
pa marrë as rrogat e vitit të vjetër. Sikur thjesht të kishit respektuar
Rregulloren perfekte mbi shkarkimin e plotave në hidrocentralet,
dokument i shkruar njëzetedy vjet më parë nga profesorë të nderuar, që
njëherë thatë nuk e njihni se keni rregullat tuaja, pastaj thatë e keni
Bibël. Por fatkeqësisht edhe atë bibël në duart e një prifti vetëm nga
emri e të një xherahu, që ka zënë vendin e zotit në punët e këtij shteti
të mjerë, e kthyet në një letër pa vlerë", perfundoi ai.

Alsat

Azhornuar së fundi ( e premte , 15 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›